Donald Trump u shpërndau pica trupave të Gardës Kombëtare që janë vendosur në rrugët e Uashington DC. Presidenti amerikan, duke vizituar një zonë në juglindje të qytetit, deklaroi se "shifrat e krimit kanë rënë shumë" që kur ai mori kontrollin e departamentit të policisë dhe mobilizoi Gardën Kombëtare javën e kaluar. Trump njoftoi më herët se do të dilte në patrullim me oficerët e zbatimit të ligjit. Në një fjalim të shkurtër në Anacostia, jo larg Shtëpisë së Bardhë, presidenti vlerësoi "punën e mrekullueshme" të oficerëve dhe tha se planifikonte të "festonte" me ta.