Top News – Trump “shfryhet” ndaj ish aleatit: “Musk ka dalë nga shinat, partia është qesharake”
07/07/2025 12:18

Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar ish-aleatin e ngushtë Elon Musk për planin e multimiliarderit për të krijuar një parti të re politike. "Mendoj se është qesharake të krijosh një parti të tretë", tha Trump, duke folur me gazetarët të dielën para se të ngjitej në Air Force One. "Gjithmonë ka qenë një sistem dypartiak dhe mendoj se krijimi i një partie të tretë vetëm sa shton konfuzionin". Pasi e promovoi idenë për javë të tëra, Musk shkroi në platformën X gjatë fundjavës se kishte krijuar Partinë Amerikane për të sfiduar partinë Republikane dhe atë Demokratike. Trump dhe Musk më parë ishin aleatë të ngushtë, me shefin e Teslës që drejtonte Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë (Doge), i cili ka si qëllim uljen e shpenzimeve federale. Musk ka kritikuar vazhdimisht politikat qeveritare që rrisin borxhin kombëtar të SHBA-së. Të dielën, ai tha se ndërsa partia e re mund të mbështesë një kandidat presidencial në një moment, "fokusi për 12 muajt e ardhshëm është në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat". Trump ndërkohë shkroi në platformën e tij Truth Social të dielën: "Jam i trishtuar që e shoh Elon Musk të dalë plotësisht 'nga shinat' gjatë pesë javëve të fundit". Postimi synonte shtytjen e Musk për një "Mandat për Automjete Elektrike" që sipas tij do ti detyronte të gjithë të blinin një makinë elektrike. Plani i taksave dhe shpenzimeve i presidentit, të cilin ai e ktheu në ligj më 4 korrik, i dha fund lehtësirave tatimore për automjetet elektrike. Trump shtoi se e kishte kundërshtuar propozimin e Musk për një mandat për automjete elektrike që nga fillimi, duke shpjeguar arsyet e mospërfshirjes së automjeteve të tilla në legjislacion. "Njerëzit tani lejohen të blejnë çfarë të duan - me benzinë, hibrid ose teknologji të reja sipas nevojës - Asnjë mandat për automjete elektrike".

Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19