Kur Donald Trump njoftoi se SHBA kishte kapur Nicolas Maduron dhe bashkëshorten e tij në operacionin e beftë të ndërmarrë mbi Venezuelë në orët e para të së shtunës, ai nuk dha më shumë detaje. Presidenti amerikan deklaroi se Maduro dhe gruaja e tij po transportoheshin jashtë Venezuelës, pa sqaruar se kur dhe ku. Tashmë CNN raporton përmes burimeve se Maduro është transportuar drejt Nju Jorkut për t’u përballur me gjykatën federale të Mangatanit me akuzat e trafikut të drogës. Sipas autoriteteve amerikane, Maduro akuzohet për komplot për narkoterrorizëm, komplot për importimin e kokainës në SHBA, si edhe për posedim të mitralozëve dhe mjeteve shkatërruese dhe përdorimin e tyre kundër Shteteve të Bashkuara. Në të njëjtën padi përfshihet edhe bashkëshortja e tij, megjithëse detajet mbi akuzat konkrete ndaj saj nuk janë bërë ende publike. Ndaj Maduros, SHBA ka vendosur prej muajsh një shpërblim prej 15 milionë dollarësh për kapjen e tij, ndërsa në lidhje me operacionin ka reaguar edhe Bashkimi Europian, që në mënyrë të përmbajtur kërkon që të kryhet një tranzicion paqësor i pushtetit në Venezuelë.