Ekspertët thonë se kontrolli i FBI-së në Mar-a-Lago dhe bërja publike e urdhërit për këtë kontroll, e përqëndrojnë më tej vëmendjen tek ish-Presidenti Donald Trump si subjekt i mundshëm i një hetimi penal për marrjen nga Shtëpia e Bardhë të dokumentave sekrete dhe mbajtjen e tyre diku tjetër. Kështu, SHBA i është bashkuar vendeve të tjera demokratike që kanë hetuar një ish-udhëheqës të vendit.