Top News- Trump paralajmëron Iranin: Nuk ka kthim prapa, bëhuni seriozë ose…
26/03/2026 22:29

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se negociatorët iranianë “duhet të bëhen seriozë shumë shpejt” lidhur me bisedimet me Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund luftës “para se të jetë shumë vonë”. Deklarata vjen e presidentit teksa afati i vendosur ndaj Teheranit për hapjen e Ngushticës kyç të Hormuzit po afrohet. “Ata po na ‘luten’ që të arrihet një marrëveshje, gjë që duhet ta bëjnë pasi janë shkatërruar ushtarakisht, kanë zero shans të rimëkëmben, dhe prapë publikisht deklarojnë se thjeshtë po ‘e shohin propozimin tonë’”, shkroi Trump në rrjetet sociale. “Bëjnë mirë që të bëhen seriozë shumë shpejt, para se të jetë shumë vonë, sepse nëse ndodh kjo, nuk ka më kthim prapa dhe nuk do të jetë e bukur”, shtoi më tej presidenti Trump. Deklaratat e tij vijnë një ditë pasi Irani tha se po shqyrton planin e paqes prej 15 pikash të paraqitur nga SHBA-ja, që thotë se duhet të plotësohen pesë kushte në mënyrë që konflikti të përfundojë. Irani ka reaguar ashpër, duke thënë se kushtet amerikane janë të tepruara dhe se lufta do të marrë fund kur ai të vendosë se kur janë plotësuar kushtet e tij. Teherani insiston se ka të drejtë të zhvillojë programin e raketave balistike dhe ka sovranitet mbi Ngushticën e Hormuzit.

Top News- Rusia kërcënimi më i frikshëm për NATO-n, del raporti: Përpjekje dashakeqe për luftë
26/03 23:00
Top News- Zelensky “tregti” në Lindjen e Mesme: U mësoj si të ndalni Iranin por me jepni armë
26/03 22:53
Top Channel/ Vendimi i madh i Trump: Shtyn me 10 ditë sulmet ndaj Iranit
26/03 22:36
Top News- Trump paralajmëron Iranin: Nuk ka kthim prapa, bëhuni seriozë ose…
26/03 22:29
Top News- Orban akuzohet për kërcënim të votuesve: Para dhe drogë për të fituar zgjedhjet
26/03 22:28
Top Channel/ NATO jep alarmin: Rusia, kërcënimi më i madh i sigurisë
26/03 22:14
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale në 900 euro, ja kur hyn në fuqi
26/03 22:10
Top Channel/ Trump: Do jem makthi i Iranit! Shtojmë sulmet, nëse nuk ulen në negociata
26/03 20:01
Top Channel/ ‘Dua të vdes e bukur’, 25-vjeçarja zgjedh eutanazinë pas paralizës, rrëfimi i fundit
26/03 15:47
Top Channel/ Trump paralajmëron Iranin: Merreni seriozisht planin e paqes që u dërgova, s’keni kohë
26/03 15:26
Top News – I dhuron një çifte Kim Jong Unit…Lukashenko në Penian, firmosin traktatin e ‘miqësisë’
26/03 15:06
Top News- Trump shpërthen sërish kundër NATO-s: Nuk kemi nevojë për të, por nuk do ta harrojmë kurrë
26/03 14:56
Top Channel/ “Hallka e fshehtë”? Kush është njeriu me të cilin SHBA synon komunikimin në Iran!
26/03 14:43
Top Channel/ Korrupsioni, Marta Kos mbron deklaratën e saj: Duhet ndryshuar mentaliteti!
26/03 14:42
Top News – Mbante anakonda, pitonë dhe boa në bodrum / Policia zbulon reptilët, mbaheshin ilegalisht
26/03 14:16
Top News – Përgjegjës për mbylljen e Hormuzit / Izraeli vret shefin e marinës iraniane, sulm ajror
26/03 13:36
Top News – Armët, nga Ukraina në Lindjen e Mesme / Pentagoni devijon dërgesat, lufta në Iran vazhdon
26/03 13:34
Top News – Dy të vrarë në Abu Dhabi / U goditën nga mbetjet e një raketë të rrëzuar iraniane
26/03 13:27
Top News – Putin çon armë vdekjeprurëse në Iran / Dërgesa të fshehta dronësh dhe inteligjencë
26/03 13:24
Top News – Kina sfidon SHBA, më afër Hënës / Gara për hapësirën, ‘sytë tani nga Marsi’
26/03 13:23