Top News/ Trump padit Kamala Harris / Mori paratë e fushatës së Biden, shkeli ligjet federale
24/07/2024 15:18

Ekipi i ish presidentit Donald Trump paraqiti një ankesë në Komisionin Federal të Zgjedhjeve kundër zëvendëspresidentes Kamala Harris, duke e akuzuar atë për shkelje të ligjeve federale të financimit të fushatës zgjedhore, përmes zëvendësimit të emrit të Joe Biden, me emrin e saj, për të marrë kontrollin e fondeve të fushatës së tij. Ankesa, e paraqitur nga këshilltari i përgjithshëm i fushatës së Trump, David Ëarrington, argumentoi se fushata e Bidenit nuk mund ta riemërtonte komitetin e saj nga "Biden për President" në "Harris për President" pasi Biden u tërhoq nga gara të dielën, dhe fondet e mbledhura kaluan 91 milionë dollarë. “Ky është pak më shumë se një kontribut i tepruar prej 91.5 milionë dollarësh nga një kandidat presidencial te tjetri, domethënë nga fushata e vjetër e Joe Biden në fushatën e re të Kamala Harris. Kjo përpjekje është një tallje me ligjet tona të financimit të fushatës”, thuhej në ankesën me tetë faqe. “Kandidatëve federalë u ndalohet të mbajnë kontribute për zgjedhjet në të cilat nuk marrin pjesë,” shtoi ai. “Biden për President 2024 nuk ka treguar asnjë synim për të rimbursuar apo ricaktuar siç duhet fondet e zgjedhjeve të përgjithshme që ka marrë tashmë”. Ndonëse rezultati final është i paqartë, duket se fushata e trump po e bën këtë për të ngadalësuar ritmin me të cilin Harris ka mundur të tërheqë votuesit dhe donatorët pasi u bë kandidatja e supozuar demokrate. Kjo strategji, sipas ekspertëve, përfshin hapjen e betjave të reja ligjore për të penguar harrisin që të ketë akses në fondet e bidenit. Fushata e Harrisit tha se kishte mbledhur 100 milionë dollarë donacione në 36 orët e para pas tërheqjes së Bidenit.

Top Channel/ Kurdët dogjën armët, Erdogan: Turqia fitoi ndaj PKK
12/07 19:56
Top Channel/ BE: Gati kundërmasat ndaj Trump! Vendimi dëmton ekonomitë tona
12/07 19:54
Top Channel/Trump shpall tarifat për BE, nga 1 gushti 30% për të gjitha mallrat
12/07 19:53
Top News – ‘Sy për sy….tarifë për tarifë’. BE i kundërpërgjigjet masave tregtare të Donald Trump
12/07 19:25
Top News – Prejardhja gjermane s’e kursen. Gjermania, vendi më i goditur nga tarifat e Trump
12/07 19:24
Top Channel/ Në 16 korrik pritet rritje stratosferike e çmimit të cigareve, purove dhe…
12/07 18:40
Top Channel/ Izraelitët eliminojnë shtetasin amerikan në Bregun Perëndimor, reagon DASH!
12/07 15:16
Top News – Kurdët djegin armët, Erdogan i përshëndet. ‘Ditë historike për Turqinë e Madhe dhe paqen’
12/07 13:40
Top News – ‘Fshesa’ e Trump te DASH. Nis shkarkimi i mbi 1300 punonjësve të Departamentit
12/07 13:37
Top News – Presidenti i kriptovalutave. Trump çon në Kongres tre nisma për monedhat digjitale
12/07 13:35
Top News- Rusia lëshon qindra dronë drejt Ukrainës/ Polonia ngre avionë luftarakë për t’u mbrojtur
12/07 13:20
Top News- Trump dhe Vjosa Osamani flasin për kërcënimin nga Serbia, Kurti dhe institucionet heshtin
12/07 13:17
Top News- Negociata të dështuara/ Asnjë armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit
12/07 13:16
Top Channel/ Taksa kundër mbiturizmit, Greqia vendos barriera në zonat me fluks vizitorësh në ishuj
12/07 12:26
Top News- Negociata të dështuara/ Asnjë armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit
12/07 12:23
Top Channel/ Kërkuan ushqim, OKB: Gati 800 viktima pranë qendrave të ndihmës në Gaza!
12/07 12:05
Top Channel/ Skandal rozë! E dashura sekrete e Ministrit udhëtoi me… avion ushtarak! Dalin pamjet
12/07 12:00
Top Channel/ BE dhe Ukraina bashkojnë forcat: Aleanca teknologjike, 100 mln euro për mbrojtjen!
12/07 11:47
Top Channel/ Trump “halë në sy” Gjermaninë? Vendi europian që do goditet më ashpër nga tarifat!
12/07 11:46
Top Channel/ Trump dhe Osmani: Kërcënim nga Serbia drejt Kosovës, Kurti hesht!
12/07 11:45