Donald Trump mund të vihet nën akuzë në Nju Jork këtë javë nën akuzën se ka fshehur pagesat për një yll pornoje gjatë fushatës së tij presidenciale të 2016-ës, thuajse shtatë vite pasi paratë ndryshuan dorë. Por cdo gjyq ndaj ish presidentit do të zgjaste më shumë se një vit – thonë ekspertët ligjorë, dhe mund të koincidonte me muajt vendimtar të fushatës presidenciale të 2024-ës ku Trump kërkon rikthimin në shtëpinë e bardhë. Në një postim në mediat sociale, të shtunën, Trump tha se ai pritej të arrestohet të martën dhe i kërkoi ndjekësve të tij të protestonin, edhe pse një zëdhënës tha më vonë se Trump nuk ishte njoftruar për asnjë arrestim të mundshëm.