Presidenti amerikan Donald Trump, bashkëshortja e tij Melania dhe zyrtarë të lartë të administratës, morën pjesë në premierën e filmit të ri për zonjën e parë të enjten në mbrëmje, që premtonte një pamje nga prapa skenave të rikthimit të bashkëshortit të saj në pushtet. Dokumentari, i titulluar "Melania" dhe i financuar nga një marrëveshje masive multimiliona dollarëshe me Amazon, u shfaq në Qendrën e re Trump-Kennedy në Uashington. "I shkëlqyer", tha presidenti për filmin ndërsa mbërriti në event duke mbajtur për dore bashkëshorten e tij.