Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është vënë nën akuzë penale se ka paguar një yll pornografie, në këmbim të heshtjes, para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016. Detajet e rastit kundër tij, ende nuk janë bërë të ditura. Një juri e madhe ka votuar për ta paditur atë, pas hetimit të pagesës prej 130.000 dollarësh për Stormy Daniels, në përpjekje për të blerë heshtjen e saj, për një aferë të supozuar.