Konglomerati me bazë në Hong Kong, “CK Hutchison Holding” i cili operon portet pranë Kanalit të Panamasë, ka rënë dakord që t’ia shesë aksionet e tij një grupi biznesi, ku përfshihet edhe kompania amerikane “BlackRock”. Zhvillimi vjen pasi Presidenti Trump shprehu shqetësimet për ndërhyrje të Kinës në veprimtaritë e kësaj rruge të rëndësishme tregtare që lidh Atlantikun me Paqësorin.