Top News – Trump ‘mendohet’ për luftën / Izrael-Iran, Evropa kërkon diplomaci
20/06/2025 12:00

Konflikti ajror mes Izraelit dhe Iranit ka hyrë në javën e dytë të premten, teksa zyrtarët evropianë po tentojnë ta kthejnë Teheranin në tavolinën e negociatave, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha se një vendim potencial për përfshirjen amerikane do të merret brenda dy javësh. Izraeli ka shënjestruar aftësitë bërthamore dhe raketore të Iranit, me synimin për të shkatërruar qeverinë dhe udhëheqësin suprem iranian, ajatollah Ali Khamenei, sipas zyrtarëve perëndimorë dhe rajonalë. “A po godasim për të rrëzuar regjimin? Ndoshta ky do të jetë rezultati, por është në dorën e popullit iranian që të ngrihet për lirinë e vet”, tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, të enjten. Irani ka thënë se ka shënjestruar objekte ushtarake dhe të lidhura me mbrojtjen në Izrael, megjithëse po ashtu ka goditur një spital dhe disa shënjestra të tjera civile. Me asnjërën palë që nuk po tërhiqet, ministrat e Jashtëm të Britanisë, Francës dhe Gjermanisë, së bashku me shefen për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, pritet të takohen të premten në Gjenevë me ministrin e Jashtëm iranian, në përpjekje për të ulur tensionet. “Tani është koha t’i japim fund skenave të rënda në Lindjen e Mesme dhe të parandalojmë një përshkallëzim rajonal që nuk do t’i sillte dobi askujt”, tha sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, para takimit të përbashkët me ministrin e Jashtëm iranian, Abbas Araqchi. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, gjithashtu u takua me Lammyn të enjten dhe zhvilloi biseda të ndara telefonike me homologët e tij nga Australia, Franca dhe Italia për të diskutuar rreth konfliktit. Departamenti amerikan i Shtetit tha se Rubio dhe ministrat e Jashtëm u pajtuan që “Irani nuk mund të zhvillojë asnjëherë apo të posedojë armë bërthamore”. Lammy tha të njëjtën gjë përmes një postimi në X, duke shtuar se situata në Lindjen e Mesme “mbetet e rrezikshme” dhe se tani “ekziston mundësia që brenda dy javësh të arrihet një zgjidhje diplomatike”. Shtëpia e Bardhë tha se Trump do të marrë pjesë në takimin e sigurisë kombëtare mëngjesin e së premtes. Presidenti amerikan e ka kërcënuar Teheranin, por gjithashtu ka bërë thirrje për rinisjen e bisedimeve bërthamore mes Uashingtonit dhe Teheranit, që u pezulluan për shkak të konfliktit.

Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56