Ish-presidentit amerikan, Donald Trump, i është mundësuar kthimi i llogarive në rrjetet sociale, Facebook dhe Instagram, pasi kompania amë e tyre, Meta, bëri të ditur se do ti jepte fund pezullimit dy vjecar. Vendimi për pezullimin e llogarive do të përfundojë “në javët në vijim”, ka thënë gjiganti i platformave sociale.