Në librin e tij të ri, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, njëkohësisht kandidati republikan për president Donald Trump, e cilësoi takimin e tij me presidentin rus, Vladimir Putin, në vitin 2018 në Helsinki, si një takim të madh dhe të shkëlqyer. Në librin “Shpëtojeni Amerikën”, Trump e mbron takimin e tij shumë të kritikuar me Putinin, gjatë të cilit vuri në dyshim konstatimet e inteligjencës amerikane se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA, në mbwshtetje tw kandidatit republikan.