Pas disa orësh ndalesë, platforma TikTok ka rikthyer shërbimet për 170 milionë përdorues amerikanë në SHBA të dielën. TikTok njoftoi se shërbimet u rikthyen, pasi Donald Trump u zotua pas betimit si president, do të vendosë një urdhër ekzekutiv për t’i dhënë më shumë kohë aplikacionit, i cili është në pronësi të ByteDance nga Kina, për të gjetur një blerës të pranueshëm, para se ndalesa e urdhëruar nga Gjykata Supreme të zbatohet plotësisht. Megjithëse investitorët kanë bënë disa oferta, ByteDance ka deklaruar se nuk do ta shesë TikTok-un.