Retorika e Donald Trump herë ashpërsohet e herë zbutet dhe këtë e dëshmoi edhe fjalimi i tij i fundit drejtuar popullit amerikan. Ndonëse pritet me interes të madh, ai nuk zgjodhi të fliste për Aleancën Euroatlantike, të cilën vetëm pak orë më parë e quajti tigër prej letre, duke kërcënuar se SHBA do të largohej nga NATO. Nga ana tjetër, i pyetur nëse do të konsideronte realisht largimin nga NATO pas konfliktit në Lindjen e Mesme, ai u shpreh se kjo çështje shkon përtej çdo rishqyrtimi, duke evituar mbajtjen e një qëndrimi të qartë mbi këtë situatë.