Top News – Trump: Kjo nuk është lufta ime! ‘Tërhiqem nëse bisedimet Ukrainë-Rusi dështojnë’
20/05/2025 11:27

Presidenti amerikan Donald Trump është i bindur se Rusia do t'i japë fund luftës kundër Ukrainës. Ai sheh një "shans të mirë" për ta arritur këtë por nëse kjo përpjekje dështon, SHBA do të tërhiqet. As armëpushim, as lëshime dhe asnjë afat kohor detyrues: Biseda telefonike mes presidentëve të SHBA-së dhe Rusisë, Donald Trump dhe Vladimir Putin nuk solli rezultate, e megjithatë Donlad Trump e cilësoi më pas si sukses. "Është një gjakderdhje. Dhe unë besoj se ai dëshiron t'i japë fund," tha Trump, duke iu referuar homologut të tij Vladimir Putin. Lidhur me përpjekjet për t'i dhënë fund luftës, Trump tha në Shtëpinë e Bardhë: "Mendoj se kemi një shans të mirë për ta bërë këtë. Mendoj se Putini e dëshiron këtë." Trump tha se ai nuk do të kërkonte një zgjidhje paqeje nëse nuk do ishte i bindur për të. Trump tha se SHBA do që të vazhdojë përpjekjet e saj ndërmjetësuese për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjithashtu dëshiron t'i japë fund luftës. Duhet të ketë më shumë qartësi brenda dy deri në katër javë, tha Trump, pa dhënë detaje të mëtejshme. Ka "ego të mëdha të përfshira”, vazhdoi Trump. Por nëse nuk ka përparim, "unë thjesht do të tërhiqem," tha ai, duke përsëritur paralajmërimin e tij se mund të braktisë përpjekjet për të sjellë paqen midis Rusisë dhe Ukrainës. "Kjo nuk është lufta ime”, tha Trump.

Top Channel/ Përmbytjet, 19 viktima në Europë. Të prekura më rëndë Portugalia, Spanja dhe Franca
15/02 22:57
Top Channel/ Izraeli gati të sulmojë Iranin? Mediat: Trump i dha “dritën jeshile”, por me një kusht
15/02 22:20
Top Channel/ BE “replikon” me SHBA/ Kallas: Evropa e zgjuar, nuk përballet me zhdukje qytetërimi
15/02 15:01
Top News – SHBA i kërkon lëshime vetëm Ukrainës / Zelenski nën presionin e Trump: Po Rusia…
15/02 13:07
Top News – ‘Luftëtarët’ e Interpolit kundër kriminelëve kibernetikë: Kanë kthyer IA në armë
15/02 12:59
Top News – Armiku ynë është BE jo Rusia! Orban para votimit: Ja kërcënimi i vërtetë i Hungarisë
15/02 12:50
Top News – Nëndetëset bërthamore të Australisë / 2.7 miliardë dollarë, kantier i ri ndërtimi
15/02 12:41
Top News – SHBA është ‘fëmija i Evropës’ / Rubio shfaqet si një ‘mik kritik’ ndaj aleatëve
15/02 12:25
Top News – Rubio vjen në Evropën Lindore / Forcon lidhjet me udhëheqësit pro Trumpit
15/02 11:54
Top News – ‘Kina është kërcënimi i vërtetë!’ / Tajvani paralajmëron botën: Shkel parimet e OKB-së
15/02 11:44
Top News – SHBA do të sulmojë Iranin / Ushtria amerikane përgatitet për luftë disajavore
15/02 11:32
Top News – Aleatët evropianë-Navalni u helmua / U vra me një toksinë, Rusia hedh poshtë pretendimet
15/02 11:26
Top News – SHBA, ‘lakun në fyt’ Ukrainës / Rubio paralajmëron ‘lëshime të vështira’
15/02 11:14
Top Channel/ Trump nuk heq dorë për Groenlandën/ Frederiksen: Situatë e njëjtë, ishulli nuk shitet
15/02 11:02
Top Channel/ BE distancohet nga Bordi i Paqes/ Urusla Von der Leyen refuzon takimin inaugurues
15/02 10:39
Top Channel/Meloni kundër Merz për SHBA/”Nuk pajtohem me kritikat e kancelarit për politikat e SHBA”
15/02 10:36
Top News – Kina zëvendëson njerëzit me robotë. Zgjidhja ‘teknologjike’ për rënien e popullsisë
15/02 09:32
Top Channel/ Zelensky shpërthen ndaj Putin në Konferencën e Mynihut: Skllav lufte
14/02 22:47
Top News – Koloneli grek spiun i Kinës. Dyshohet se furnizoi Pekinin me sekretet e NATO-s
14/02 20:00
Top News – Navalny u helmua me helm bretkose. Taktika e Kremlinit për të eliminuar rivalin e Putinit
14/02 19:30
DIGITALB DIGITALB