Ish shefi i kabinetit të Donald Trump, Mark Meadows dorëzoi një kërkesë për të zhvendosur procesin gjyqësor kundër tij në Xhorxhia, tek një gjykatë federale. Sipas ekspertëve, mundësitë që kjo kërkesë të miratohet janë të pakta, pasi e konsiderojnë si një strategji për të zgjedhur një juri më të favorshme për ish presidentin.