Donald Trump i bërtiti Benjamin Netanyahut gjatë një telefonate pasi kryeministri izraelit tha se raportet për urinë në Gaza ishin 'fabrikuar' nga Hamasi, kanë pohuar zyrtarë amerikanë të njohur me bisedën. Trump e ndërpreu Netanyahun gjatë telefonatës dhe ngriti zërin duke thënë se nuk donte të dëgjonte se uria ishte e rreme e duke pretenduar se ndihmësit e tij i kishin treguar prova. NBC Neës raportoi se përballja erdhi pas tensioneve në rritje mes dy vendeve mbi situatën humanitare në enklavën e shkatërruar nga lufta.