Kur vjen puna për të bërë biznes, Donald Trump i ka të qarta idetë dhe politikat e tij në Ballkanin Perëndimor. Në këtë frymë mund të interpretohet edhe vizita e djalit të tij, Donald Trump Jr. në Beograd, ku u prit me qilim të kuq nga Aleksandër Vuçiç. Në Beograd, Trump ka interesa në projektin për ndërtimin e një kompleksi kullash në zonën ku ndodhej ish shtabi i përgjithshëm i ushtrisë jugosllave, që u bombardua nga NATO gjatë luftës së Kosovës.