Komisioni Evropian ka ulur parashikimet e rritjes ekonomike për eurozonën këtë vit dhe vitin e ardhshëm si rezultat i pasigurisë së shkaktuar nga lufta tarifore e Donald Trump. Komisioni tha se ndikimi i tarifave do të sjellë ngadalësim të rritjes ekonomike të parashikuar këtë vit të eurozonës në 0.9% nga parashikimi i mëparshëm, i bërë në nëntor, prej 1.3%. Parashikimi i pranverës i komisionit uli gjithashtu shkallën e rimëkëmbjes së eurozonës në vitin 2026 në 1.4% nga parashikimi i nëntorit prej 1.6%.