Ish presidenti Donald Trump ka mbledhur rreth 20 milionë dollarë në tre javët e fundit, tha një zëdhënës i tij përmes një postimi në rrjetin social X, të njohur më parë si Tëitter. Steven Cheung shkroi në X se mbledhja e parave, përkon me periudhën e aktakuzës që është ngritur ndaj Trump për cështjet shtetërore dhe federale që lidhen me pretendimet se zgjedhjet presidenciale të 2020 ishin vjedhur prej tij.