Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se do t’u japë udhëzime agjencive federale të nisin procesin për identifikimin dhe publikimin e dosjeve qeveritare që lidhen me jetën jashtëtokësore dhe fenomenet ajrore të paidentifikuara. Njoftimi erdhi përmes një postimi në Truth Social, pas komenteve të ish-presidentit Barack Obama mbi ekzistencën e alienëve. Më herët, Obama, në një intervistë, u shpreh se mendon se është statistikisht e mundshme që jeta të ekzistojë përtej Tokës, duke shtuar se nuk ka parë prova për kontakt me jashtëtokësorë dhe se nuk ka struktura sekrete që fshehin alienë.