Si presidenti i zgjedhur Joe Biden ashtu edhe presidenti në largim Donald Trump zhvilluan tubime në xhorxhia, ku dy gara balotazhi do të përcaktojnë sot nëse republikanët apo demokratët do të kenë kontrollin e Senatit. Rezultati i garave do të ndikojë në mënyrë dramatike tek funksionimi i legjislativit në gjysmën e parë të mandatit katër-vjeçar të Biden në Shtëpinë e Bardhë. Biden tha se votuesit në Xhorxhia "do të përcaktojnë drejtimin, jo vetëm për katër vitet e ardhshme, por për brezin e ardhshëm".