Top News – Trump dhe Biden, debati i fundit para zgjedhjeve!
23/10/2020 12:42

Kandidati republikan, Presidenti Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, ish-nënpresidenti Joe Biden, zhvilluan një debat të fortë të enjten, vetëm 12 ditë para zgjedhjeve të 3 nëntorit. Për 90 minuta, dy kandidatët shkëmbyen akuza. Ata sulmuan njeri-tjetrin për qëndrimet ndaj masave kundër pandemisë. Ata u përplasën lidhur me kujdesin shëndetësor, ekonominë, krimin, marrëdhëniet racore dhe ndryshimet klimatike. Presidenti Trump tha se meritonte një mandat të dytë, pasi “suksesi do të na bashkojë; kishim ekonominë më të mirë para se të shpërthente pandemia”. Presidenti u zotua ta rikthente në të njëjtën gjendje ekonominë. “Nëse fiton Biden do të përjetoni një depresion ekonomik që nuk e ka parë njeri”, tha Trump. Biden, me një përvojë në politikë prej afro një gjysmë shekulli, e sulmoi vazhdimisht presidentin për udhëheqje të gabuar, kaotike dhe u zotua se si president ai do ta bashkonte vendin. Ai përsëriti akuzat e tij ndaj Presidentit Trump lidhur me reagimin ndaj pandemisë. “Kushdo që është përgjegjës për një numër kaq të madh vdekjesh nuk duhet të vazhdojë të jetë president i SHBA, Ky është i njëjti person që ju tha se do të zhdukej kur të vinin Pashkët. I njëjti person që ju tha të mos shqetësoheni, se do të marrë fund kur të vijë vera. Ne jemi tani në prag të një dimri të errët dhe ai nuk ka plane”, u shpreh Biden.

Top News – Kina zëvendëson njerëzit me robotë. Zgjidhja për rënien e popullsisë
14/02 12:49
Top News – “Vrisnim dhe këndonim”. Safari i Sarajevës, rrëfimi tronditës i dëshmitarit
14/02 12:29
Top Channel/Serbia rrit investimet në mbrojtje,Vucic i shqetësuar nga aleanca Shqipëri-Kroaci-Kosovë
14/02 12:18
Top Channel/ Rubio “kthen pllakën” në Mynih? Nuk duam ta përcajmë aleancën me Europën, por…
14/02 12:13
Top Channel/ Franca e Gjermania ”OK” ombrellës së përbashkët bërthamore! Afrohet dhe Anglia!
14/02 12:10
Top News – ‘Merzoni’, dyshja e re e fuqishme e Europës. Ngurrimi i Francës zhvendos ekuilibrat në BE
14/02 11:32
Top Channel/ Merz e pranon hapur: BE-ja e ka zvarritur zgjerimin në Ballkan, por do te ndryshojmë!
14/02 11:19
Top News – Mynihu vulosi çarjen SHBA-BE. Konferenca e sigurisë që thelloi pasiguritë
14/02 10:19
Top News – ‘Thithja kokainë nga kapakët e tueleteve’ / Kennedy Jr: Nuk kam frikë nga mikrobet
13/02 15:46
Top News – ‘Doni luftë apo paqe…’ / Orban përshkallëzon fushatën, Hungaria drejt zgjedhjeve
13/02 15:39
Top News – Ukraina e Rusia takohen në Gjenevë / Ndryshon vendi i negociatave, bisedime javën tjetër
13/02 15:32
Top News – SHBA, central bërthamor në Armeni / Tërbohet Rusia, kundërshton ashpër perspektivën
13/02 15:31
Top Channel/ Konferenca e Mynihut, Rubio paralajmëron Europën: Iku bota e vjetër, epokë e re!
13/02 15:14
Top News – Alarm maksimal për ortekë / Frikë në Alpe, mbyllen resortet e skive
13/02 15:09
Top Channel/ Rusi-Ukrainë “takohen” në Gjenevë, Peskov: Bisedimet e paqes, javën e ardhshme!
13/02 15:03
Top News – Uji i tërbuar shemb autostradën / Shi dhe përmbytje, tre stuhi njëra pas tjetrës
13/02 14:47
Top News – Franca në alarm të kuq, shpërthejnë lumenjtë / Stuhia ‘Nils’ bën namin, tjetër viktimë
13/02 14:07
Top News – Hodhi në plehra 20 shufra ari / Çudia në Itali, policia i rigjen dhe ia kthen pronarit
13/02 13:58
Top News – Hapet toka, ‘përpin’ gjithçka / Videoja e gropës bëhet virale, panik në Shangai
13/02 13:58
Top News – Dronë, sirena, postera me ushtarë…Si ndryshoi qyteti rus në katër vite luftë
13/02 13:40
DIGITALB DIGITALB