Top News – Trump dënon dhunën në Capitol/ Tranzicioni do të jetë i qetë!
08/01/2021 11:00

Presidenti Donald Trump e dënoi dhunën e mbështetësve të tij që sulmuan Kapitolin të mërkurën dhe pranoi humbjen ndaj rivalit të tij demokrat, Presidentit të zgjedhur Joe Biden. Në një video-mesazh të ri, Presidenti Trump tha se tani që Kongresi ka certifikuar rezultatet, “administrata e re do të inaugurohet më 20 janar” dhe “fokusi i tij kthehet në sigurimin e një tranzicioni të qetë dhe rregullt të pushtetit”.Në video-mesazhin e incizuar, Trump u shpreh se është koha “për të vazhduar me punët e Amerikës” dhe se momenti “bën thirrje për shërim dhe pajtim”. “Qytetarëve të këtij vendi u them se fakti që shërbeva si presidenti juaj, ka qenë një nder në jetën time. Të gjithë mbështetësve të mi të mrekullueshëm u them se e di që jeni të zhgënjyer, por dua gjithashtu që ta dini se udhëtimi ynë i jashtëzakonshëm sapo ka nisur. Demonstruesit që hynë në Capitol përdhosën selinë e demokracisë amerikane. Kush angazhohet në akte dhune dhe shkatërrimi, nuk përfaqëson vendin tonë. Dhe ata që shkelen ligjin, do të paguajnë”, tha ai. Dhuna e mbështetësve të Trumpit në Kongres ka marrë pesë jetë njerëzish, përfshirë një polic, dhe ka shkaktuar shkatërrime dhe vandalizma brenda ndërtesës. Trump nuk e pranoi rolin e tij në kaos, edhe pse shumë ligjvënës, përfshirë disa nga Partia e tij Republikane, e akuzuan për nxitje të dhunës. Më herët, presidenti i zgjedhur, Joe Biden, teksa i përshkroi protestat e 6 janarit në Kongres si një nga ditët “më të errëta” në historinë amerikane, fajësoi dhe Trumpin vetë duke thënë se “ai ndërmori një sulm ndaj institucioneve të demokracisë sonë që prej fillimit”. Biden po ashtu ka kritikuar autoritetet se u janë përgjigjur më butë protestuesve pro-Trumpit sesa protestuesve kundër racizmit, të cilët vitin e kaluar, gjatë protestave në Uashington, u shpërndan me forcë nga policia.

Top News- Shpërthim në stacionin e trenit në Moskë / Vritet një oficer policie, plagosen dy të tjerë
24/02 11:39
Top Channel/ 43 milionë euro, Polonia refuzon fondet e BE-së për mbrojtjen: “Nuk i duam”!
24/02 11:37
Top News – Nju Jorku ‘varroset’ nën dëborë / ‘Mbyllen’ miliona njerëz në shtëpi, stuhi masive
24/02 11:33
Top Channel/ 10%, hyn në fuqi tarifa globale e Trump-BBC: SHBA ka mbledhur 130 mld dollarë!
24/02 11:29
Top Channel/ Bordi i Paqes me faqe zyrtare, vendosen flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës!
24/02 11:27
Top News – Kaos në Meksikë, tym dhe zjarr / 10 mijë trupa në rrugë pas vrasje
24/02 11:20
Top News – Irani, sulme terroriste në Evropë / Nëse Trump sulmon, ‘aleatët’ hakmerren
24/02 10:46
Top Channel/ 4 vjet nga lufta e Ukrainës, Zelensky tregon bunkerin: “Putin nuk ia arriti qëllimit”!
24/02 10:42
Top News – Londra, atentat gjeneralit rus / FSB gjen ‘gjurmë britanike’ në përpjekjen për vrasje
24/02 10:04
Top News- Arrestohet ish-ambasadori, doli në skandalet e dosjes Epstein
23/02 23:00
Top Channel/ Dështojnë sanksionet ndaj Rusisë, BE del huq në 4-vjetorin e luftës
23/02 22:57
Top Channel/ Bora “paralizon” SHBA, anulohen 5.600 fluturime
23/02 22:50
Top Channel/ Nga polic në ‘kokën’ e një prej karteleve më famëkeqe të drogës, kush ishte ‘El Mencho’
23/02 22:46
Top Channel/ Arrestohet ish-ministri britanik Mandelson prej dosjes “Epstein”
23/02 22:37
Top News- Dhunë e kaos në Meksikë, vdekja e bosit të drogës sjell kaos e vrasje masive
23/02 22:14
Top Channel/ Vdekja e bosit të drogës ‘El Mencho’, vriten 25 anëtarë të Gardës Kombëtare
23/02 21:42
Top Channel/ Kaos në Meksikë, eliminohen 25 ushtarë, rrezikohet Botërori
23/02 20:01
Top Channel/ Princi Andrew, akuza të reja: Udhëtime e masazhe me paratë e taksapaguesve!
23/02 16:25
Top Channel/ Konjufca, në krye të dialogut me Serbinë: Procesi i kalon MPJ-së!
23/02 15:23
Top News – Rusia ‘shpall’ fitoren në Ukrainë / Banderolë në ambasadën ruse, proteston Koreja e Jugut
23/02 15:01
DIGITALB DIGITALB