Top News/ Trump ‘ballë për ballë’ me Biden / Ish presidenti kërkon debat me presidentin
06/02/2024 11:32

Ish-presidenti Donald Trump, i cili ka refuzuar të dalë në debat me kandidatët e tjerë republikanë për president, tha të hënën se do të donte të përballej menjeherë në një debat me presidentin Joe Biden. "Do të doja të debatoja me të tani, sepse duhet të përballemi në debat. Duhet të debatojmë për të mirën e vendit," tha Trump në një emision në radioje. I pyetur nga gazetarët gjatë një vizite në Las Vegas të hënën në lidhje me ftesën e ish-presidentit Trump për debat, demokrati Biden u përgigj: "Po të isha në vend të tij, edhe do të doja debat. Ai nuk ka gjë tjetër për të bërë".Edhe pse kryeson në garën mes republikanëve për të sfiduar Biden në zgjedhjet e 5 nëntorit, Trump ende nuk e ka siguruar emërimin e partisë së tij dhe ka refuzuar ftesën e rivales së tij republikane Nikki Haley për debat. Në përgjigje të komenteve të Trump, fushata e Haley tha me anë të një deklarate se ai "ka frikë" të përballet me të. "Tani është koha që (ish-presidenti) Trump të gjejë guximin dhe të pranojë të debatojë me Nikki Haley-n. Nikki është e gatshme të paraqesë arritjet e saj dhe vizionin për një Amerikë të fortë dhe krenare kundër fushatës së të kaosit dhe hakmarrjes së (ish-presidentit) Trump," tha zëdhënësja e fushatës së Haleyt, Olivia Perez-Cubas. Komentet e Trump pasqyrojnë një dëshirë për t'u përqendruar tek një përballje e mundshme zgjedhore me Biden, i cili të shtunën fitoi zgjedhjet paraprake të Partisë Demokrate në Karolinën e Jugut dhe pritet të fitojë emërimin e partisë së tij. Haley, ish-guvernatore e Karolinës së Jugut dhe ish-ambasadore e Kombeve të Bashkuara gjatë administratës Trump, është prapa tij e në sondazhet e opinionit publik, por është zotuar se do të vazhdojë ta sfidojë atë. Ish-presidenti Trump dhe presidenti Biden debatuan dy herë gjatë garës për zgjedhjet e vitit 2020. Një debat i tretë u anulua pasi Trump u prek nga COVID-19 dhe nuk pranoi të merrte pjesë në një debat virtual. Tradicionalisht para zgjedhjeve në SHBA mbahen tre debate presidenciale.

Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49
Top Channel/ Sulm amerikano-izraelit në një jetimore pranë Teheranit, dy të vrarë e pesë të plagosur
30/03 21:47
Top Channel/ Irani, tjetër raketë ndaj Turqisë, kërcënon Ankaraja: Do përgjigjemi pa hezitim
30/03 20:04
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50