Në shtetet e bashkuara të amerikës, votohet sot për të zgjedhur banorin e shtëpisë së bardhë për katër vitet e ardhshme. E duke ditur se shqiptarët në ballkan, janë ndër popujt më pro amerikanë në botë, zgjedhjet atje po ndiqen me shumë interes, vecanërisht në kosovë. Banorët e prishtinës, thonë se SHBA është aleati kryesor i Kosovës dhe cdo zhvillim atje ndiqet me interes. Qytetarët, në sheshin kryesor të prishtinës, kanë treguar për KosovaPress, preferencat e tyre, duke argumentuar madje përse ata duan fitoren e njërit apo tjetrit kandidat.