Donald Trump kërkoi një gjykim të ri në çështjen që ku është e përfshirë edhe shkrimtarja e njohur Jean Carroll, e cila e akuzoi ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përdhunim. Në vendimin e dhënë në maj, gjykata e shpalli Trumpin fajtor dhe për sulm seksual dhe shpifje ndaj autores, duke detyruar ish-presidentin t’i japë asaj 5 milionë dollarë dëmshpërblim. GJithsesi vlen të theksohet se gjykata hodhi poshtë akuzat për përdhunim ndaj Donald Trump.