Top News – Tronditet jugu i Shqipërisë/ Lëkundje tërmeti, më shumë ndihet në Gjirokastër
12/01/2021 11:16

Jugu i vendit është tronditur mëngjesin e së marte nga disa lëkundje të forta tërmeti. Sipas të dhënave të marra nga IGJEUM, lëkundjet e tërmetit kanë qenë me magnitudë 4.0 të shkallës Rihter. Mësohet se Epiqendra ishte në detin Jon, rreth 2 km larg Himarës dhe 118 km larg Elbasanit. Lëkundjet u ndjenë rreth orës 08:26 në të gjithë rajonin jugor, ndërsa thellësia ishte 2 km, njoftoi EMSC. Në Gjirokastër, tërmeti u ndje për pak sekonda, por pati fuqi më të lartë se në pjesën tjetër të vendit. Sipas informacioneve të deritanishme, tërmeti nuk ka shkaktuar pasoja. Pas dy tërmeteve të përjetuara në vjeshtën e 2019, ku ai i 26 nëntorit ishte me pasoja katastrofike dhe shkaktoi 51 viktima, çdo lëkundje tërmeti që ka ndodhur më pas ka shkaktuar gjendje paniku tek qytetarët shqiptarë. Kujtojmë se në 29 dhjetor një tërmet i fuqishëm goditi qytetin e Petrinjës në Kroaci, ku u shënuan disa viktima dhe dëme të shumta materiale

Top News- Politika bëhet bashkë për Zhejin/ Mesazhe ngushëllimi e vlerësim për figurën e tij
23/08 22:04
Top Channel/ Ndahet nga jeta Artur Zheji, një nga mendjet më të ndritura të publicistikës shqiptare
23/08 19:37
Top News- Shuhet publicisti Artur Zheji/ Pësoi arrest kardiak gjatë pushimeve në Sarandë
23/08 19:18
Top Channel/ Makina përfshihet nga flakët në Pyllin e Sodës, rrezikohet masivi pyjor ne Vlorë
23/08 18:47
Top News- Unioni i Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës, nisin përplasjet/ Thirrje për KLGJ
23/08 17:41
Top News- Kosovarët dynden drejt bregdetit/ Fluks i lartë në rrugën e kombit, trafik i rënduar
23/08 16:52
Top Channel/ 420 mijë dollarë, kontributi i diasporës transformon Kullën e Bajraktarit të Hotit
23/08 15:27
Top Channel/ Shqipëria shet më shumë verë, rritet me 82% eksporti krahasuar me një vit më parë
23/08 15:25
Top News- Fadromat nisin shembjet në Durrës, IMT në Tiranë bën bilancet e aksionit për hapësirat
23/08 15:23
Top Channel/ Tre grupe parlamentare, pas Metës, Berisha pritet t’i japë deputetë dhe republikanëve
23/08 15:13
Top Channel/ Unioni i gjyqtarëve reagon ndaj denoncimeve të kryeministrit: Gjyqtarët të indinjuar
23/08 15:11
Top Channel/ Ndryshojnë rregullat e ushtrisë, zbardhen propozimet në ligj për forcimin e disiplinës
23/08 15:03
Top News- Fadromat prishin tendat dhe shtesat pa leje në Durrës, Rama ndan pamjet
23/08 15:01
Top News- “Bashkia Tiranë simbol dështimi”, demokratët akuza për keqmenaxhim, kërkojnë zgjedhje
23/08 14:59
Top Channel/ Zjarr në traversat e hekurudhës Fier-Vlorë, qyteti mbulohet nga tymi
23/08 14:57
Top News- Socialdemokratët ‘luftë’ ekstremistëve të AfD, kërkojnë ndalimin në Bundestag
23/08 14:53
Top News- Salvini tallet keq me Macron: Vish helmetën, xhaketën, pushkën e shko në Ukrainë
23/08 14:53
Top Channel/ Zelensky “ia pret” shkurt Perëndimit: “Nuk i lëshojmë toka pushtuesve”!
23/08 14:31
Top Channel/ “Macron të shkojë vetë në Ukrainë po deshi”, plas keq mes Francës dhe Italisë!
23/08 14:19
Top News-Kapet 40-vjeçari me katër identitete/ Në kërkim nga Spanja për drogë e organizatë kriminale
23/08 14:17