Një shpërthim i fuqishëm tronditi banesën e Skënder Likës në Sanxhak të Kurbinit mëngjesin e kësaj të premteje, fatmirësisht duke shkaktuar vetëm dëme material në banesën e tij dhe banesat përeth. Dyshohet se sasia e vendosur e lëndës plasëse ka qenë e madhe. Fqinjët e përshkruajnë shpërthimin si shumë të tmerrshëm. Ato e krahasojnë me një tërmet të fuqishëm, ndërsa dëmet në banesën e familjes Lika janë shumë të mëdha.