Një sasi lënde plasëse është hedhur në automjetin e Dritan Janos, nip i prokurorit Thoma Jano. Ngjarja u shënuar gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të premteje rreth orës 03:20, në Selitë të Vogël. Policia bën me dije se në momentin e shpërthimit automjeti ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së tij, dhe fatmirësisht janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Dritan Jano 39 vjeç ka mohuar të ketë pasur ndonjë konflikt apo debat me persona të tjerë dhe ka theksuar se nuk ka dijeni për arsyet e këtij shpërthimit.