Fenomeni i shpërthimit me tritol është rikthyer në kryeqytet, teksa pak para mesnate një I tillë tronditi banorët e Tiranës. Lënda eksplozive shpërtheu në derën e një dyqani kozmetike, I marrë me qira nga shtetasja Enisa Pirolli. Sipas burimeve nga policia pista kryesore ku po hetohet është konkurrenca në biznes, konfirmuar dhe nga dëshmia e Pirollit, e cila ka mohuar të ketë konflikte me njeri.