Qyteti i Elbasanit është tronditur nga një shpëthim tritoli, në mesnatën e 1 majit. Sipas Policisë, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 00:05 në lagjen "Partizani", në katin e parë të banesës së shtetasit Arbër Pepa. Në momentin e shpërthimit nuk ka pasur njeri në banesë, dhe për pasojë dëmet e shkaktuara kanë qenë materiale.