Një 39 vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka vendosur lëndë plasëse në derën e një marketi në fshatin Theth. Ngjarja është shënuar gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës, ku si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.