Futbolli shqiptar përjeton një ditë trishtimi. U nda nga jeta në moshën 77 vjecare për shkak të një sëmundjeje të rëndë legjenda e këtij sporti në vendin tonë, ramazan Rragami. i lindur në 3 prill të 1944, Ramazan Rragami ka shfaqur talentin e tij që në moshën 12-13 vejcare dhe në moshën 17 vjecare bëri debutimin e tij me skuadrën e Vllaznisë ku u aktivizua deri në vitin 1965 kur u transferua te Partizani. Aventura me Të Kuqtë zgjati 3 sezone deri në 1968, me Rragamin që u kthye në Shkodër te Vllaznia deri në fundin e sezonit 1974/75.