Një tjetër akt sabotazhi është regjistruar në krimenë e aneksuar nga rusia pasi një shpërthim i madh bëri që një tren të dilte nga shinat. Imazhet e publikuara tregojnë avionë të përmbysur pas shpërthimit të raportuar afër qytetit të Sevastopolit, mëngjesin e të enjtes. Rusia është përballur me një seri shpërthimesh të dyshimta, zjarre dhe akte të tjera sabotazhi muajt e shkuar. Media ruse ka shkruar se treni ishte i ngarkuar me grurë. Shpërthimi masiv krijoi një krater thuajse dy metra të thellë dhe me diametër 15 metra.