Kur të vjen fundi dhe nuk ke më asnjë shans të rifitosh lirinë dy janë rrugët që të detyrojnë të zgjedhësh të keqen më të vogël. E para të fitosh sa të mundesh nga pozita juridike dhe e dyta të mendosh për familjarët, që kanë vuajtur jo pak. Ndoshta kështu ka menduar Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhaj, dy personazhe që u arrestuan pas shumë operacioneve policore, shumica e të cilave të dështuara.