Top News – Tregu i sigurimeve/ AMF-bien të ardhurat për 6 mujorin
03/08/2020 13:26

Të dhënat zyrtare flasin për rënie të tregut të sigurimeve në 6 mujorin e parë të vitit, ndikuar nga tkurrja e primeve si nga sigurimi i jetës ashtu dhe jo jetës. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare bëri të ditur se të ardhurat nga primet e sigurimit për periudhën janar-qershor 2020 kapën vlerën mbi 7.5 miliardë lekë, ose 6.66% më pak se në periudhën janar-qershor 2019. Nderkaq mesohet se janë rritur ndjeshëm dëmet e paguara nga kompanitë për Sigurimin nga zjarri dhe forcat e natyrës, e lidhur me dëmshpërblimet nga tërmeti. Pas pasojave të tërmetit të 26 nëntorit, ka pasur më shumë interes për t’u siguruar nga zjarri dhe dëmtime të tjera në prone, primet e të cilit janë të vetmit që kanë shënuar rritje me bazë vjetore në tremujorin e parë. Numri i kontratave të kësaj kategorie është rritur shumë më pak, duke treguar indirekt se rritja ka ardhur jo nga individët, por nga kontratat e mëdha të bizneseve e institucioneve. Gjatë periudhës janar–qershor 2020, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 434,968 me një ulje prej 26.45% krahasuar me periudhën janar–qershor 2019. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 93.49% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 6.49%. Përveç zjarrit dhe forcave të natyrës, për të gjitha kategoritë e tjera, kompanitë kanë paguar më pak dëme. Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar–qershor 2020 arritën rreth 4.6 miliardë lekë, ose 6.73% më pak se në periudhën janar–qershor 2019.Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë periudhës janar-qershor 2020, arritën në rreth 577 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 15.99% në krahasim me periudhën janar–qershor 2019.

Top News – Kuvendi mbylli punimet. Spiropali: Parlamenti i një vendi europian, do godinë të re
04/07 18:04
Top News – Skema e mashtrimit e ‘Bankers’: Miliona euro për puse të reja, por prodhimi nuk u rrit
04/07 18:03
Top News- Arrestohet 49-vjeçari në Tiranë/ Në kërkim për vjedhjen e 30 mijë eurove
04/07 17:22
Top News – Bien kërkesat për azil në Shqipëri. Afganët e sirianët të parët për nga aplikimet
04/07 16:56
Top News- Dy akuza për babain monstër që abuzoi me të bijën, pranoi rastin para hetuesve
04/07 16:31
Top Channel/ Aksident i trefishtë në aksin Shkodër–Lezhë, një viktimë dhe tre të plagosur
04/07 16:30
Top Channel/ Mbyllja e Legjislaturës së X-të, Spiropali: Bashkëpunuam, debatuam, por edhe u grindëm
04/07 15:54
Top Channel/ Aksident i frikshëm në aksin Peqin-Elbasan, plagosen rëndë dy persona
04/07 15:24
Top Channel/ Protestë me 10 vetë për mbetjet! Elbasani helmohet nga tymi, qytetarët heshtin
04/07 15:23
Top News- Kreu i KPP në gjyq për shkeljet me tenderin, GJKKO jep vendimin
04/07 15:18
Top Channel/ Durrës, debat për projektet e reja! Miratohen dy investime me rëndësi
04/07 15:17
Top Channel/ Luftë informalitetit në turizëm! Ekspertët: Plani po vë nën presion bizneset
04/07 15:14
Top Channel/ ‘Tërmet’ në Bashkinë e Vlorës, dorëhiqen 21 drejtorë pas takimit me Ramën
04/07 15:13
Top News – Zënia e hapësirave publike nga lokalet. Rama: Të mbledhin plaçkat, sepse boll është boll
04/07 15:13
Top Channel/ Gjyqi i rrallë në Tiranë! E moshuara gjobitet pse ushqen macet e rrugës
04/07 15:12
Top Channel/ Mjegulla ‘pushton’ bregdetin e Vlorës, pamje nga fenomeni i rrallë në kulmin e vapës
04/07 14:50
Top News- Mjegull e fortë në Vlorë, pamja e pazakontë për pushuesit
04/07 14:48
Top News- Aksion antikanabis në Tepelenë/ Asgjësohen bimë narkotike, procedohet kryeplaku i Mamajt
04/07 14:46
Top News- Trafik pistoletash nga Kosova/ 2 në pranga, sekuestrohen 8 armë zjarri
04/07 13:55
Top News – Ditëlindje me takime e punë. Rama mbledh në seli deputetët, ndan detyrat
04/07 13:54