Një tërmet me magnitudë 7.6 goditi meksikën të hënën, në përvjetorin e dy dridhjeve shkatërrimtare të tokës, duke vrarë të paktën dy persona, duke dëmtuar ndërtesat dhe duke ndërprerë energjinë elektrike. Tërmeti bëri që njerëzit në qytetin e Meksikos, të dilnin nga shtëpitë dhe të qëndronin në rrugë, të tmerruar. Dy peresona humbën jetën në qytetin port Manzanillo – thanë autoritetet, njëri i goditur nga fasada e shembur e një dyqani dhe tjetri u gjet i vdekur brenda një qendre tregtare të rrënuar.