Tre të vdekur, dy prej të cilëve gra dhe 12 të plagosur është i bilanci i përplajes së armatosur mes dy familje në një fshat pranë Heraklionit në ishullin e Kretës në Greqi. Mediat greke shkruajnë se përleshja me armë ka nisur në orët e para të mëngjesit të së shtunës mes dy familjeve, që dyshohet se ishin në hakmarrje prej disa kohësh.