Një aksident ka ndodhur paraditen e së enjtes në zonën pranë Shkëmbit të Kavajës. Një autoambulancë është përplasur me një automjet gjatë dhe është përmbysur në rrugë. Brenda autoambulancës mësohet se ndodhej një grua 64-vjeçare nga Berati, e cila po transportohej për ndihmë mjekësore drejt Tiranës. Ajo ishte e shoqëruar nga burri i saj dhe një infermiere, por udhëtimi i tyre urgjent mori një kthesë të papritur. Paraprakisht deklarohet se të tre kanë marrë dëmtime nga aksidenti, por janë jashtë rrezikut për jetën.