Tre persona u arrestuan nga policia në në Shkozet të Durrësit pasi kishin përshtatur agjencinë e sigurimeve për shitjen e dozave të kokainës dhe cannabis sativa. Në pranga ranë Ermand Bejdo, 37 vjeç, Edmond Mehmeti, 41 vjeç dhe Alen Gjyzeli, 19 vjeç, të tre banues në lagjen nr. 14, Durrës. Njëri prej të arrestuarve ishte pronari i agjencisë, ndërsa një të arrestuari tjetër iu gjet dhe një përforcues grushti.