Vendet e azisë qendrore, Kazakistani, Uzbekistani dhe Kirgistani kanë regjistruar ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike në qytetet kryesore të tyre, të martën, sipas autoriteteve dhe banorëve, pasi një linjë kryesore energjie në kazakistan, u këput. Rrjeti elektrik i tre ish republikave sovjetike është i ndërlidhur dhe përmes kazakistanit ai lidhet edhe me rrjetin rus, të cilin mund ta shfrytëzojnë për të mbuluar nevojat e papritura.