Banka Botërore vlerëson se tkurrja e konsumit nga ana e Qeverisë gjatë këtij viti ka ndikuar negativisht në rritjen ekonomike të vendit. Sipas BB, konsumi i qytetarëve ka vijuar në nivele të ngjashme me vitin 2022, kur udhëhoqi rritjen ekonomike, por të njëjtën gjë nuk ka bërë konsumi publik.