Paqendrueshmëria në Izrael cënon interesat e sigurisë amerikane. Kështu deklaroi ish-ambasadori amerikan në Izrael, Martin Indyk, i cili theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar prej kohësh për të mbështetur stabilitetin dhe sigurinë atje. “Armiqtë e Izraelit po shikojnë protestat me kënaqësi dhe po fërkojnë duart. Por paqendrueshmëria në Izrael cënon edhe interesat e sigurisë kombëtare amerikane”, tha Indyk.