Më shumë se dy javë që nga përplasja e tmerrshme e dy trenave që la 57 të vdekur, më shumë se 25 mijë grekë dolën sërish në rrugë të enjten për të shprehur zemërimin e tyre për tragjedinë, me një grevë të përgjithshme që paralizoi pjesën më të madhe të vendit, shkruan Prothotema. Pas protestave të mëdha në Athinë më 8 mars, ku u mblodhën 40 mijë persona, policia vlerësoi se sot në qendër të qytetit po protestonin rreth 25 mijë persona.