Për një shumë se një dekadë Shqipëria ka rritur ndjeshëm konkurencën në treg, sa i përket trafikimit të heroinës dhe kokainës, duke ndikuar në këtë mënyrë në rritjen e konsumit. Shqipëria vijon të jetë një nga vendet kryesore për trafikun e këtyre drograve, vlerësuar kjo nga një raport i publikuar së fundmi nga Zyra e Kombeve të Bashkuara kundër Drogës dhe Krimit. Në raport u publikuan edhe dy harta në të cilat Shqipëria ishte e ngjyrosur me rozë, duke treguar përfshirjen e saj në tranzitin e drogës. Harta tregon se vendi ynë ka lidhje direkte me Bolivinë për trafikun e drogën, po ashtu me Kolumbinë, Italinë, Belgjikën e Spanjën.