Një grua transgjinore ka fituar konkursin e bukurisë Miss Holanda, për të parën herë në historinë e kompeticionit dhe thotë se ajo donte të ishte zëri i të tjerëve dhe një model për të tjerët po ashtu. Rikkie Kolle, 22 vjec, nga qyteti jugor i Breda-s, u kurorëzua në një ceremoni të shtunën dhe tani do të marrë pjesë në konkursin Miss Univers në El Salvador.