Administratorja e shoqërisë koncesionare të Zonës së Trajtimit të Mbetjeve në Tiranë, IEBV, Ariola Kodra u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve dhe anëtarëve të Komisionit Hetimor të ngritur për inceneratorët. Zonja Kodra është shprehur se shoqëria të cilën kjo e fundit përfaqëson nuk ka marrë asnjë lekë për veprën, teksa po prej shoqërisë janë marrë dy kredi në banka të nivelit të dytë. “Shoqëria nuk ka marrë asnjë lekë për veprën. Janë marrë dy kredi nga banka të nivelit të dytë. Çdo gjë është rehabiliturar në të gjitha standardet brenda zonës. Nuk ka më grumbuj mbetjesh të mëdha ku njerëzit jetonin mbi to apo bagëtitë të kullosnin”.