Pep Guardiola është trajneri më dorëshpuar në karrierën e tij. Katalanasi ka bërë që klubet me të cilët ka punuar Barcelona, Bayern i mynihut dhe Manchester City të jenë ato që kanë shpenzuar më shumë në merkaton e transferimeve. Ky është përfundimi i arritur nga një përllogaritje e kryer nga tabloidi britanik ‘the Sun’ sipas të cilit, 52 vjecari është në krye të klasiffikimit të përpiluar me rreth 2 miliardë euro të shpenzuar si trajner. Vetëm te Manchester City, që nga momenti i transferimit të tij në 2016, Guardiola ka investuar mbi 1 miliardë euro për blerjen e 50 futbollistëve.